Muslimanet ne Ulqin festojne sot nje nga dy festat me te rendesishme, Kurban Bajramin.
Ne te gjitha xhamite ne tere territorin e kesaj komune ne ora 7.21 eshte falur namazi i Bajramit.
Ne hapesirat e Keshillit te bashkesise islame eshte organizuar urimi i bajramit ne te cilin jane mbledhur perfaqesuesit e jetes publike, politike dhe kulturore te qytetit ne krye me kryetarin e komunes Fatmir Gjeka, si dhe xhematlinjte e shumte.
Sipas fjaleve te kryeimamit te Ulqinit haxhi Ali ef. Bardhi, Kurban Bajrami eshte feste e flijimit te cdo gjeje kalimtare, materiale, te keqe, te padobishme me qellim afrimit Zotit te madherishem.