Filmi i shkurtër dokumentar “Kriporja e Ulqinit si destinacion ekoturistik” është incizuar për nevojat e Qendrës për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve, me përkrahjen e Fondit partnerik për ekosistemet e rrezikuara, me qellim promovimit sa më të mirë të pasurive natyrore të kësaj parajse të shpendëve.
Ky film dokumentar i autorëve Gregor Shubic dhe Kawka Production përmban argumentet më të mira të CZIP-it në fushatën për mbrojtjen e kësaj zone, sidomos për fitimin e përkrahjes së institucioneve ndërkombëtare, ambasadave dhe organizatave për mbrojtjen e natyrës. Duke iu falënderuar këtij filmi, zgjidhja e problemeve në Kriporen e Ulqinit është bërë kusht i BE-së për vazhdimin e negociatave të mëtejme me Malin e Zi.
Bukuritë e Kripores së Ulqinit janë gjetur në rrethin e ngushtë të pretenduesve të garës në Festivalin e 6 ndërkombëtar të kulturës së gjelbër “Green Fest” në Beograd, në konkurrencë rekord të 695 filma të lajmëruar nga 89 shtete.