Aurora Axhemoviq me këngën “Divan dan” fitoi në Festivalin e 11 e këngës për fëmijë i cili mbrëmë u mbajt në Sallën e madhe të Qendrës së kulturës në Ulqin.
Vendin e dytë e fitoj Endrit Pelingu me kompozimin “Jam Ronaldo, jam Mesi”, ndërsa vendin e tretë Anabella Rudoviq dhe Laura Shkreli me këngën “Ekzistojmë”.
Çmimi special “Fiqri Hasanaga” i takoi Rajan Fanit i cili këndoi kompozimin “Spidermeni”, gjersa çmimin e internetit e fituan Vanesa Smajlaj dhe Nejra Murati me këngën “Personi im i dashur”.