Në katër ditët e ardhshëm Ulqini prapë do të jetë në hartën e qyteteve të filmit. Të enjten fillon festivali i dytë filmik “Seanema”, i cili do të zgjasë deri më 18 shtator.
Këtë vit festivali i filmit Seanema merret me temën e luftës kundër pabarazisë gjinore dhe ekstremizmit të dhunshëm fetarë.
Ky projekt i cili realizohet nga ana e organizatës jofitimprurëse iACT (“Unë veproj”) synon të adresojë `hendeqet` që ekzistojnë në diskursin publik rreth këtyre fenomeneve shoqërore.
Gjatë ditëve të festivalit publiku do të ketë mundësi që me punëtorët e njohur shkencor dhe akademikët nga fushat që janë direkt të lidhura me temat me të cilat merret festivali i sivjetmë.