Festivali i filmit Seanema: POTENCIAL I MADH PËR MALIN E ZI DHE REGJIONIN

Drita LlollaFestivali i filmit në Ulqin, Seanema u përfaqësua këtë vit nga drejtoresha Drita Llolla në edicionin e 67-të të Berlinale.

Znj. Llolla tha se të shumtë ishin ata që e cilësuan festivalin Seanema si një festival që bart potencial të rëndësishëm, për ta rifreskuar skenën e festivaleve rajonale dhe për ta pozicionuar qytetin e Ulqinit në harten e ngjarjeve kulturore, në rajon dhe në botë.

Gjatë bisedës me znj. Llolla rreth përshtypjeve nga festivali i filmit në Berlin, ajo u shpreh se edicioni i 67-të i Berlinale nuk mbetej imun ndaj gjendjes aktuale politike, e cila u reflektua qartë në imazhet e krijimeve kinematografike të prezantuara nga e gjithë bota.
Sipas saj, ndërkohë që zhgenjimi nga pasojat e globalizimit po përhapet në mënyrë virulente, artistët po bëjnë përpjekjet të gjejnë pergjigjet e munguara dhe t’i shprehin ato nëpërmjet krijimeve kinematografike.
Festivali“Vërehej prezenca jo e pakët e komedisë së zezë, me një humor të padepërtueshem e lakonik, rijetësimi i ngjarjeve dhe figurave historike duke aluduar në realitetin e sotëm, si edhe fenomeni i braktisjes në kuptimin e gjërë, i cili prevalon në përzgjedhjet e edicionit. Berlinale ishte një lupë zmadhuese e qendrimeve ndaj realitetit të shoqërise sot”, u shpreh znj. Llolla.
Gjithashtu, ajo shtoi se është e lumtur që tema e paracaktuar e edicionit të tretë të Seanema është në sinkron me njërin prej segmentëve tematikë të Berlinale, ekzilin.
BerlinareKy fakt rikonfirmon potencialin dhe vizionin që ka festivali Seanema për ta pasqyruar spektrin e çeshtjeve me rëndësi në rajon dhe në botë, njëkohësisht duke i paraqitur publikut tituj që shfaqen në festivale prestigjoze si ai i Berlinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi