Në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë në Ulqin mbrëmë u mbajt Festivali i dhjetë i këngës për fëmijë.
Vendi i parë sipas jurisë i takoi Blinera Muzhakut me këngën “500 vjet këngë”, vendi i dytë i takoi Tamara Zhivkoviq e cila këndoi pikën muzikore “Najbolji prijatelji”, ndërsa vendi i tretë i takoi Alisia Fanit me kompozimin “Nina nana”.
Për tekstin më të mirë u përzgjodh “Shiu i verës”, të cilën e këndoi Laura Shkreli.
Çmimi special “Fiqri Hasanaga” i takoi Nurije Kromes për këngën “Dardaleci”.
Drejtori artistik i këtij manifestimi ishte prof. Islam Axhemi, Gëzim Gjeka dirigjoi korin, ndërsa skenografinë e punoi Agron Ujkashi.
Organizatorët thanë se ky manifestim, i organizuar nën patronatin e komunës së Ulqinit, ishte spektakël.