Shkrimtari, Ulqinaku Andrej Nikolaidis, do të marrë pjesë prej të premtës në Festivalin e 22 të librit në Budapest.
Me këtë rast, siç shkruan Portal Analitika, do të promovohen përkthimet në gjuhën hungareze të romanëve të tij “Mimesis” dhe “I biri”, të cilët i botoi “Gondolat publishing” nga Budapesti.
Në kuadër të Festivalit do të prezantohet edhe numri i ri i edicionit hungarez të revistës “Lettre International”, e cila sjell një pjesë nga romani i Nikolaidisit “I biri”.
Fituesi i çmimit të 22 të Festivalit të librit në Budapest është një nga shkrimtarët më të mëdhenj gjallë, autori amerikan Xhonatan Frenzen, i cili do ta hap festivalin.