FESTIVALI NË ULQIN: Në fund të qershorit mijëra turistë

Në plazhin “Dulcinium” të Kite klubit nga 28 deri më 30 qershor do të mbahet “Southern Soul Montenegro Festival”. Sipas fjalëve të organizatorit, koncepti i festivalit është argëtimi i mirë i cili do të zgjas nga mesdita deri në orët e para të mëngjesit për tre ditë me radhë. Është vërtetuar pjesëmarrja e mbi 40 artistë nga Evropa dhe SHBA, në mes të cilëve janë Alis Rasel, Teo Perish, DJ Format, Jazzanova, Nikola Konte, Vasil Haxhimanov dhe shumë të tjerë.

Misioni i Festivalit Southern Soul Montenegro është popullarizimi i drejtimeve të përmendura muzikore në Mal të Zi dhe më gjërë, vendosja e themeleve për turizmin e festivaleve, promovimi i Malit të Zi dhe i regjionit të Ulqinit, si dhe promovimi i turizmit para sezonal.

U deklarua që këtë vit pritet ardhja e rreth katër mijë vizitorëve, sidomos nga Britania e Madhe, Skandinavia dhe pjesës kontinentale të Evropës, si dhe nga shtetet e ish Jugosllavisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi