Me lojërat tradicionale nga provinca italiane Marke nesër mbrëma do të përfundojë Skena e sivjetme verore.
Ky manifestim tradicional, të cilin e organizon NP “Qendra për kulturë”, është hapur më 29 korrik me “Kalimerën poetike”.
Gjatë 24 ditë kohëzgjatje, në skenën e Kalasë dashamirësit e kulturës dhe mysafirët të cilët pushojnë në Rivierën e Ulqinit kishin mundësi të shohin rreth tridhjetë programe teatrale, letrare dhe të artit figurativ.