Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq pranoi të shtunën përfaqësuesit e shoqatave kulturo – artistike nga Ukraina, Turqia, Kroacia, Rumunia, Sllovakia, BdheH, Serbia, Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilët po qëndrojnë në këtë qytet me rastin e “Dolcinium International Festival”.
Përndryshe, ai mbrëmë në Qendër për kulturë, në praninë e drejtorit të Organizatës Turistike Fuad Haxhibetit, solemnisht hapi manifestimin i cili mbahet për të 5 herë.
Për sonte, me 23 qershor, u planifikua defileu i grupeve folklorike në shëtitore në Plazh të Vogël me fillim në ora 20:30, gjersa gjysmë ore më vonë në të njëjtin vend do të fillojë koncerti.








