FFMZ: UEFA DYSHON NË RREGULLSINË E NDESHJES “OTRANT OLIMPIK – ÇELIK”

Otrant OlimpikFederata europiane e futbollit (UEFA) ka njoftuar Federatën e futbollit të Malit të Zi (FFMZ) se dy ndeshje nga kampionatet vijuese janë lëndë e raporteve të organeve relevante të UEFA-së për shkak të dyshimit në rregullsinë.

Në raportet e UEFA-së është ndeshja e ligës së pare KF “Iskra” – KF “Deçiq”, si dhe ndeshja e xhirosë së 10 të Ligës së dytë të Malit të Zi e luajtur në mes të KF “Otrant Olympic” – “Çelik”.

Këtë ndeshje Ulqinakët e fituan në fushë të vet me rezultatin 6:1.

“Dokumentacioni i tërë i fituar nga UEFA është dërguar në shqyrtim organeve kompetente shtetërore, Drejtorisë së policisë të Malit të Zi dhe Prokurorisë speciale shtetërore”, thuhet në kumtesën e FFMZ dhe shtohet se këto janë dy ndeshjet e para nga sezoni vijues të cilët UEFA i veçoi si të dyshimta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi