Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përkrahur listën zgjedhore “Fillim i ri”, njoftohet nga koalicioni të cilin e përbëjnë URA, PD, ASH, SD dhe PSD.
Veliaj i dëshiroi fitore këtij koalicioni në zgjedhjet lokale dhe tha që pret bashkëpunim të afërt ndërmjet Tiranës dhe Ulqinit në periudhën e ardhshme.
Përndryshe, Veliaj (42) është funksionar i lartë i Partisë Socialiste të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ndërsa funksionin e kryebashkiakut të Tiranës e ushtron nga viti 2015.