Fillim sezoni i suksesshëm në Ulqin: EDHE OPTIMISTËT E BEFASUAR

CopacabanaVizita gjatë festave të një majit e tejkaloj pritshmërinë e optimistëve më të mëdhenj në regjion.

Mijëra mysafirë nga regjioni dhe vendi këto ditë erdhën në rivierën e Ulqinit. Të gjithë kapacitetet hotelerike janë mbushur mjaft mirë, ndërsa një numër i konsiderueshëm banojnë në akomodime private.

Mysafirët janë kënaqur me programin të cilin e përgatitën vendasit: nga festa në Kopakabanë, pastaj koncertet në Ranë dhe programi kulturor në Kala, e deri tek mbledhjet tradicionale në brigjet e Bunës dhe në gjirin e Valdanosit.

Në komunë të Ulqinit dhe Organizatë turistike kanë shprehur kënaqësinë për fillimin e mirë të sezonit me shpresë se kështu do të jetë edhe javët dhe muaj e ardhshëm.

Sidomos mirë ka funksionuar pika kufitare në Sukubinë, sepse turistët, përkundër dyndjeve të mëdha, pritën më pak se gjysmë ore për të hyrë në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi