Rezultatet e para të sezonit turistik në rivierën e Ulqinit tregojnë që ai është shumë më i dobët se vitin e kaluar. “Kjo para së gjithash ka të bëj me efektet financiare të cilët janë për një të tretën më të vogla se vitin e kaluar”, tha për portalin UL-info një sipërmarrës i njohur nga Ulqini.
Ai tha që mysafirët blejnë vetëm atë çka kanë të nevojshme. “Arsyet për fillim të dobët të sezonit ndoshta mund ti gjejmë edhe në faktin që moti deri tani nuk ishte i favorshëm dhe që akoma nuk kanë filluar pushimet në shkolla”, shtoj bashkëbiseduesi jonë.
Sipas vlerësimeve të Organizatës turistike, në Ulqin këto ditë qëndrojnë rreth 2.5 mijë njerëz.