Ky sezon në rivierën e Ulqinit ka filluar shumë më mirë se vitin e kaluar. Hotelierët dhe punëtorët turistik kanë investuar më shumë mund në tërheqjen e mysafirëve, kanë vizituar panairit, kanë ulur çmimet e shërbimeve të veta.
Rezultati është i qartë: vetëm në objektet e Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” në maj janë realizuar dy herë më shumë bujtje se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Siç thuhet, edhe rezervimet janë të mira, kështu që tani mbetet që puna në terren të bëhet sa më mirë në mënyrë që mysafirët të jenë të kënaqur dhe t’ja propozojnë Ulqinin kushërinjve dhe miqve të vet.
Sepse, përshtypja e parë e cila çohet është më e rëndësishmja. Në këtë lëmi është rregull i vjetër se mysafiri i kënaqur është reklama më e mirë.









