Të hënën filloi manifestimi tradicional “Java e Arkivit”, i cili organizohet nga Sektori i Arkivit në Ulqin.
Në kuadër të manifestimit, të enjten, më 2 qershor, me fillim në ora 12, në Qendër për Kulturë do të hapet Ekspozita fotodokumentare “Turizmi në Ulqin përmes dokumenteve dhe fotografive arkivore”.
“Me këtë ekspozitë japim kontributin tonë për manifestimin e Arkivit Shtetëror “Java e Arkivit 2022″, dhe shënojmë 29 vjetorin e krijimit të Arkivit në Ulqin”, thanë nga ky institucion.