Në kompleksin e hoteleve Karisma në Plazhin e madh, të shtunën solemnisht u hap një nga garat më prestigjioze botërore të shahut, Kupa Evropiane e Kampionëve.
Garën me mbi 700 pjesëmarrës e shpalli të hapur ministri i punëve të jashtme Dr. Srgjan Darmanoviq, ndërsa në emër të Komunës së Ulqinit mysafirët i përshëndeti kryetari i Komunës Loro Nrekiq.
Sipas fjalëve të kryetarit të Federatës së Shahut të Malit të Zi Jovan Milloviq, kjo është mundësi e mirë që të afirmohet loja e shahut dhe që komuniteti malazez i shahut të tregohet si organizator i shkëlqyer evropian i evenimenteve më të mëdha. “Në shtatë ditët e ardhshme kjo ngjarje do të jetë festival i vërtet evropian i shahut, me epiqendër Malin e Zi”, tha ai.