Deri në fund të vitit të ardhshëm komuna e Ulqinit do të fitojë 16 banesa, prej të cilëve 13 do të jenë të dedikuara për familjet e Ulqinakëve që jetojnë në Sukë, ndërsa një për personin me invaliditet. Këtë gjë e deklaroi sot gjatë vendosjes së gur-themelit për ndërtesën e re në Pinjesh kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
Ai veçanërisht falënderoi Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe Të mirat detare, të cilët marrin pjesë me rreth 80 për qind të mjeteve në financimin e këtij investimi me vlerë rreth 600 mijë euro.
“Me këtë janë krijuar kushtet e nevojshme për ndërtimin e hotelit në Sukë, për këtë arsye shpresojmë që investimi do të fillojë vitin e ardhshëm”, tha Gjeka për gazetarët.
Sipërmaqja mesatare e banesës do të jetë rreth 55 metër katror, ndërsa secila banesë do të ketë edhe bodrumin. Këtë objekt do ta ndërtojë kompania e Podgoricës „Novi Volvox“, ndërsa nënkontraktor është firma „Mastering“ nga Ulqinit.