Me ftesën e Partisë demokratike të socialistëve sot, siç mëson Portali UL-info, kanë filluar negociatat e PDS-së me partnerët e koalicionit në nivel shtetëror. Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka është takuar të mërkurën me skuadrën negociuese të PDS-së, në krye të së cilës ishte kryetari Loro Nrekiq. Gjatë bisedimeve është arritur pajtueshmëria e lartë për qëllimet e pushtetit të ardhshëm komunal.
Gjatë mbrëmjes dhe nesër do të mbahen negociatat e PDS-së me Forcën, koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Partinë socialdemokrate.
Nrekiq tha që është i bindur që deri në fund të kësaj ose në fillim të javës tjetër do të jetë e njohur se kush do të përbëj koalicionin e ardhshëm në pushtet në këtë komunë.