Edhe pse në Ulqin ka më shumë mysafirë se vitin e kaluar, ndërsa vizita në hotele është shumë më e mirë, pagesa e taksës së banimit është simbolike.
Përveç pakujdesisë së hotelierëve dhe pronarëve të shtëpive private, arsye për këtë padyshim është dhe pasiviteti i inspektorëve turistik, sidomos atyre komunal. Sepse, shteti në Ulqin, padyshim, do të arrijë të paguajë të gjitha detyrimet që firmat dhe qytetarët kanë ndaj tij.
Për këtë arsye koha është që të kompletohen skuadrat e inspektorëve turistik dhe të niset kjo punë. Sepse, nëse do të evidentohen të paktën një e treta e mysafirëve që pushojnë në rivierën e Ulqinit, dhe nëse do të mblidhet vetëm taksa e banimit mbi këtë bazë, atëherë nuk duhet brengosur për financimin e aktiviteteve promovuese të kësaj komunë.