Sot filloi viti i ri shkollor në shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Komunës së Ulqinit.
Nga Ministria e Arsimit thanë se për shkak të epidemisë së koronavirusit orët do të zgjasin nga 30 minuta.
Nxënësit dhe arsimtarët do të mbajnë maskat në klasë, në bazë të rekomandimeve të Institutit për Shëndetin Publik.