Me shfaqjen e filmit “Dječaci iz ulice Marxa i Engelsa” të regjisorit Nikolla Vukçeviq sonte në Ulqin do të fillojë “Seanema Film Festival”.
Ky manifestim kulturor do të mbahet me sloganin “Sfidë mendjes së korruptuar” (Challenging the corrupted mind), në plazhin e hotelit Otrant, ndërsa nën organizimin e OJQ iAct.
Siç theksohet, kjo organizatë e shoqërisë civile përdor artin filmik për të kontribuar rritjen e vetëdijes së komunitetit për të drejtat dhe detyrimet themelore të njeriut, si dhe me shpirt kreativ të forcojnë luftën kundër mendjes së korruptuar.
Festivali do të zgjas deri më 28 shtator, ndërsa organizatorët shpresojnë se ai do të bëhet tradicional.