Në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, sot fillon Panairi i turizmit.
Në këtë manifestim e cila zgjat deri më 15 janar, do të prezantohen 850 ekspozues nga 80 vende, ndër të cilët do të jetë edhe Organizata turistike e Ulqinit
Në panairin më të madh të turizmit në Austri organizatorët presin rreth 150.000 vizitorë të cilët do të mund të informohen në temën e pushimit, udhëtimit dhe kohës së lirë. Paralelisht me Panairin e turizmit mbahet edhe Panairi i automjeteve “Vienna Autoshow”, “Bike Village Vienna”, si dhe Panairi i ushqimit.