Dita e parë e agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit është e marta, 9 korrik. Atë ditë agjërimi zgjat gati 18 orë: ato që vendosen për këtë hap asgjë nuk guxojnë të shijojnë nga ora 2 e 38 minuta në mëngjes e deri në 20:35.
Por, i pari namaz i teravisë është të hënën, me 8 korrik. Ky namaz falet vetëm në muajin e Rmazanit dhe atë në kohën e jacisë.
Bashkësia islame e Ulqinit ka lajmëruar që ka përgatitur një sërë aktivitetesh për besimtarët në këtë muaj të agjërimit, mëshirës dhe dhënies së pafundme të Zotit.
Dita e parë e Bajramit në vitin 1434 sipas hixhrës është 8 gushti.