I pari me radhë nga gjashtë koncertet do të mbahet sonte në hollin e Qendrës kulturore në Ulqin, me fillim në ora 19.00, njoftohet nga grupi i entuziastëve të cilin e përbëjnë Zenepe Lika, Fatime Buzuku dhe Gjylie Pelingu.
Në këtë koncert marrin pjesë kori “Rozafa expression” dhe dirigjenti Zef Çoba nga Shkodra, si dhe sopranoja Gjylie Pelingu.
“Sezoni i koncerteve “Vivo” është fillimi i kthimit të traditës së mirë, si dhe dëshirës që qyteti jonë të promovohet dhe në të ardhmen e afërt të bëhet qytet i kulturës”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.