Të hënën fillon viti shkollor 2013/2014. Në bankat e shkollave fillore dhe të mesme në territorin e komunës së Ulqinit do të ulen 3600 nxënës.
Të dhënat për numrin e nxënësve të klasës së parë nuk janë shpallur, por pritet që për të parën herë në bankat e shkollës do të ulen 220 fëmijë nga Ulqini.
Edhe këtë vit ka pak nxënës të regjistruar në Shkollën fillore „Boshko Strugar“, vetëm 40 nxënës në të dy gjuhët. Në këtë institucion arsimor çdo vit zvoglohet numri i nxënësve, kështu që sot janë vetëm 506.