Në sallën e Gjimnazit të Ulqinit mbrëmë u hap Turneu ndërkombëtar në futboll të vogël i cili do të luhet në dy javët e ardhshme.
Turneu, i cili filloi me ndeshjen në mes “Krajës” dhe “Meraja 2”, e hapi lojtari i Akademisë së futbollit nga Ulqini.
Në këtë turne do të marrin pjesë 16 skuadra nga vendi dhe rajoni të cilët do të garojnë për fondin e shpërblimeve me vlerë katër mijë euro.