Film për aktivizëm femëror: DIJE DHE PROFESION

Hatixhe Nelaj jpgDije dhe profesion” është dokumentari i cili u prezantua në Galerinë e arteve në Qendrën kulturore, i financuar nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e drejtave të pakicave në Mal të Zi, realizuar nga SOS – telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin. Dokumentari në fjalë perfshinë veshjet popullore karakteristike të komunës së Ulqinit, e që prezantohen nga gratë të cilat me vite bëjnë punime dore, dhe në njëfarë mënyre mundohen të ruajnë vlerat kulturore dhe traditën shekullore në komunen e Ulqinit.

Dokumentari “Dije dhe profesion“ ka në fokus gruan, promovimin e aktivizimit femëror dhe kreativitetin e saj, atë se cfarë ajo punon me shumë dashuri dhe përkushtim duke ruajtur me shume fanatizëm kulturën e vet trashigimore edhe përkundër perballjeve të shumta që ka hasur në rrethana të pafavorshme sociale dhe ekonomike, u shpreh para një auditoriumi të gjërë Ardita Kovaçi, e cila njëherit është edhe psikologe pranë SOS telefonit.Qellimi i projektit “Dije dhe profesion” është njoftimi i opinionit me gratë e radha të cilat merren me këtë krijimtari , si dhe prezantimi i veshjeve popullore  duke inspiruar edhe moshat e reja nga këto gra të cilat me vite kanë ruajtur këtë traditë që edhe me tej të vazhdojë ne te ardhmen të kultivojnë vlerat kulturore të kombit tonë. shprehet autorja e këtij dokumentari, njëherit edhe drejtoreshë e SOS – telefonit Hatixhe Nelaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…