Falë arkivit të RTK-së dhe emisionit me të njejtin emër, më 9 qershor 2025 u riemitua një emision lidhur me Ulqinin i xhiruar në vitin 1974 e i cili edhe u bë shkas i shumë bisedave pozitive në qytet dhe më shtyri të bëj këtë shkrim.
Para viteve 2000, për secilin prishtinas, pejan, mitrovicas, drenicak apo anamoravas sinonimi për detin ishte Ulqini. Po të thoje fjalën “det” çdonjëri pa menduar të përgjigjej “Ulqini” dhe anasjelltas. Te shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Serbisë e gjithë bota detare lidhej me një qytet e ai pra ishte Ulqini.
Për fëmijët kosovarë Ulqini ishte Atlantida e tyre. Ata dinin se Ulqini kishte plazhet më të bukura dhe më të mëdhatë në botë. Kishte kalanë më madhështore e cila dominonte mbi plazh dhe po ta shikoje me më kujdes vëreje se i gjasonte një liburne ilire të gastuar në tokë. Dinin se peshku më i shijshëm dhe deti më i kaltër ishte në Ulqin.Me një fjalë,vera e vërtetë shijohej e përjetohej në det, e deti ishte – ULQINI.
Po nga i dinin picorrët kosovarë gjithë këto të dhëna për Ulqinin?
Çdo gjë lidhur me bukuritë e Ulqinit dhe për aventurat detare të çamarrokëve ulqinakëata i mësonin dhe i dinin nga librat me tregimet për detin të shkrimtarit tëvërtetë dhe të vetëm të detit – Hajro Ulqinaku.I lexonin këto libra gjatë periudhës shkollore e pastaj ata më fatlumët, falë sakrificës së prindërve,kishin mundësinë të vinin në det, në Ulqin, të freskoheshin në detin blu me emrin ilir të Adrianitdhe të përsërisnin aventurat që kishin lexuar në librat e axha Hajro Ulqinakut për detin.
Po ky axha Hajroja nuk ishte vetëm shkrimtar! Ai kishte bërë edhe emisione televizive edukative shumë të vlefshme për fëmijë dhe të rinj. Një prej të shumtëve është edhe emisioni për fëmijë, i xhiruar dhe emituar në vitin 1974 në Televizionin e Prishtinës e që për subjekt kishte fëmijët ulqinakë të cilët në stinën e verës punonin dhe kontribuonin në mirëqenien familjare.
Po, po në vitin e largët 1974, në shekullin e kaluar, shkrimtari i detit, axha Hajro Ulqinaku, përmes këtij emisioni edukativo-informativ i njofton voglushët kosovarë me jetën verore të moshatarëve ulqinakë. U tregon se këta fëmijë të detit, ulqinakë të vegjël, nuk janë fëmijë që bëjnë vetëm poterë nëpër det dhe aventura noti, zhytje e loje. Por, këta edhe punojnë të kontribuojnë familjet e veta. Ata, së pari janë nxënësshembullor në shkollë, pastaj fëmijë të mirë në familje sepse e ndihmojnë atë dhe në fund janë shokëbesnik në lojë dhe shoqëri.
Këto tregime filmike na serviren me një gjuhë të thjeshtë, kuadro profesionale dhe një rekapitulim dinjitoz emisioni në fjalë sjell tregime filmikemeulqinakët e vegjël që janë shembullor në shkollë, familje, punë e shoqëri.
Tregimi filmik fillon me Shefki Bajramin, nxënës i klasës së shtatë i cili punon si ciceron në agjensionin turistik “Neptun”. E ka rrogën e mirë. Ndihmon familjen me to dhe gjithashtu i shërbejnë për të blerë fletoret dhe tekstet shkollore. Për Shefkiun më e vështirë është puna se sa shkolla. Por konstatojmë se Shefkiu është edhe ciceron i shkëlqyeshëm edhe nxëns i shkëlqyeshëm.
Në sektorin e turizmit dhe hotelerisë mësojmë edhe për çunakunBeqir Zati i cili punon në kafenenë e të atit, Jonuzit. Aika dymbëdhjetë vjet dhe ndonëse është “një kamarier i vogël,është punëtor i madh”. Punën e kamarierit e bën me shumë qejf ndonëse është një punë e zorshme dhe e vështirë për moshën e tij. Kur të vijë koha ai do shkollohet për diçka tjetër dhe se kjo punë është vetëm sezonale, e përkohshme, vetëm të ndihmojë prindërit. Kjo lloj pune ka kontakt me shumë njerëz e turistë të ndryshëm andaj puna e ka bërë që Beqo të mësojë edhe disa gjuhë të huaja si anglishten, gjermanshten dhe pak gjuhën frënge.
Për punën lidhur me të bukurën Hajro Ulqinaku na sjell tregimin filmik të Anita (11 vjeçe) dhe Mario Shurdhës (12) të cilët punojnë në dyqanin e fotografisë “Foto Pinjesh”. Ky është dyqani i babait të tyre, fotografit të mirënjohur ulqinak Riza Shurdha. Ata të dy i ndihmojnë babait në punët e laboratoritfotografik si dhe shërbjnë klientët e ndryshëm. Puna nuk është e vështirë dhe janë krenarë që kanëmundësi të ndihmojnë prindërit.
Më tej tregimi filmik paraqet dy vogëlushe ulqinake duke shitur vaj ulliri, në plazh një djalosh duke shitur pije freskuese dhe një tjetër duke shitur gjëra druri në tregun e suvenireve. Siçe shihni këta voglushë bëjnë edhe punë të ndryshme por një gjë nuk mund të anashkalohet e ajo është deti dhe detaria.
Detaria në Ulqin është traditë prej kohësh. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë. Me këto fjalë na parapërgatit gazetari duke na fut nëtregimi filmik për katër shokë, detarë të vegjël, nga Kalaja e Ulqinit. Ata janë Halit Bushati (12), Nihri Nimanbegu (13), Agim Nimanbegu (12) dhe Nagip Zyberi (13). Gazetari ynë këta detarë të vegjël i ka gjet në anije duke pastruar rrjetat menjëherë pasi që ishin kthyer nga peshkimi. Haliti si një peshkatar i vërtet i tregon moshatarëvetë vet për procesin e lëshimit dhe mbledhjes së rrjetave. Ai u tregon se rrjetat lëshohen në mbrëmje dhe për ti nxjerrë duhet shkuar heret në mëngjes. Nihriu thotë se nuk është çdo gjë e lehtë dhe se i ka ndodhur që të humbin rrjetat ose të mos zëjnë peshk fare. Agimi, ndoshta meqë ishte më korpulenti,punonte si marinar në anijen e babait të shokut të tij, Nihriut. Ata me anije organizonin shetitje nga Ulqini deri në Valdanos ose deri në grykën e lumit Buna. Puna e marinarit i pëlqen dhe e do shumë. Nagipi me peshkadore shkon për të zënë peshk. Ai shpjegon se peshkadorjaështë një anije e cila zë peshkun me njërrjetë të madhe. I pëlqen puna e marinarit dhe zotohet se do të mbaroj shkollën e detarisëqëzgjatë tri vjet dhedo të bëhet detar i shkolluar.
Kështu mbarojnë tregimet filmike për ulqinakët e vegjël të cilët nuk janë vetë fëmijë që bëjnë qefe deti por janë fëmijë të mbarë që dëshirojnë dhe i ndihmojnë familjet e veta. Atëherë por edhe sot është situatë e njejtë këta çamarrokë gjatë verës ndihmojnë familjet dhe bëjnë aventura në det.
Gazmend Çitaku
Ulqin, korrik 2025










One Response
A ka mundesi me e vu edhe video klipin