Filmi dokumentar: I’M HARAPI

Zezaket ne Ulqin, Paula Royster, File KastratiKryetari i Qendrës për hulumtime afrikane-amerikane Paula D. Royster po përgatit filmin dokumentar për Zezakët e Ulqinit i cili mban emrin “I’m Harapi”, mëson Portali UL-info.

Përkrahjen për realizimin e këtij projekti do ta jap komuna e Ulqinit dhe Organizata turistike, si dhe OJQ “Horizonti i ri”, e cila është partner i Qendrës.

Royster ka qëndruar në Ulqin kah mesi i nëntorit të vitit të kaluar, nën organizim të Ambasadës së SHBA në Mal të Zi.

Ajo atëherë është falënderuar Ulqinakëve për marrëdhënie humane ndaj Zezakëve dhe familjeve të tyre të cilët jetojnë këtu me shekuj, e të cilët, nëpërmjet porteve të veta në Tripoli dhe Bengazi, kanë mbërritur nga Sudani, Çadi, Nigeria dhe Etiopia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…