Filmi i cili theu rekordin e shikueshmërisë: “2 GISHT MJALTË” NË ULQIN

Dy gisht mjaltëPër herë të parë në Mal të Zi do të shfaqet filmi “2 gisht majltë” film ky i cili ka thyer rekordin e shikueshmërisë në mbarë trevat shqipfolëse, por jo vetëm.

Nga data 8 maj Ulqini do të jetë vendstasioni i radhës i filmit i cili i mban të mbërthyer të gjithë pranë ekranit televiziv.

Natën premierë, pra më datë 8 maj filmi do të shfaqet në ora 21:15 në sallën e madhe të Qendrës Kulturore, ndërsa për të gjithë ato të cilët kanë dëshirë të njihen më nga afër me protagonistët kryesor, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata, atë mund ta bëjnë nga ora 20:30. Çmimi i biletës per natën premierë është 6.00 euro.

“2 gisht mjaltë” do të vazhdoj të qëndroj në Ulqin edhe më datë 9 dhe 10 Maj, ku do transmetohet dy herë në ditë, nga ora 16:00 dhe nga ora 21:00. Me datë 9 Maj,ora 16:00 cmimi i biletës 4.00 € Me datë 9 Maj, ora 21:00 cmimi i biletës 5.00 € Me datë 10 Maj,ora 16:00 cmimi i biletës 4.00 € Me datë 10 maj,ora 21:00 cmimi i biletës 5.00 €

Biletat mund ti gjeni në Biletarinë e Qendrës për Kulturë nga ora 9:00 – 13:00 dhe nga ora 16:00 – 19:00.

Poashtu,mund të bëni rezervimet e juaja në numrin e telefonit 067 856 345.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…