Për më pak se një muaj në kinematë e regjionit do të fillojë shfaqja e komedisë romantike dhe aksion “Perla e Bunës”, e cila në pjesën më të madhe është xhiruar në Ulqin, mëson Portali Ul-info.
Ky film, realizim i vëllezërve Millutin dhe Millan Karaxhiq, në mënyrë të shkëlqyer tregon bukuritë e Ulqinit, veçanërisht Adës, lumit Buna dhe Kripores.
Producentët shpresojnë që për nga shikueshmëria “Perla e Bunës” do të tejkalojë “Budvën në shkumë të detit”, e cila në Youtube kishte mbi 30 milion klikime.
Do të jetë kjo padyshim një reklamë e shkëlqyer për Ulqinin, në të cilin në fillim të marsit do të organizohet premiera e këtij filmi.