Këtë fundjavë në Qendrën për kulturë do të shfaqet premiera e filmit “Perla e Bunës”, e regjisorit Milan Karaxhiq, i cili në pjesën më të madhe është incizuar në Ulqin.
Siç u njoftuam nga drejtori i Qendrës Astrit Salaj, nesër (të shtunën) do të jetë premiera, ndërsa të dielën projeksioni i filmit, e të dy këto evenimente do të fillojnë në ora 20 në Sallën e madhe.
Biletat me çmimi prej tre euro do të mund të blihen sot, prej orës 11-14 në sportelin para Qendrës, dhe të shtunën.
Për nxënësit e shkollës së mesme do të organizohet shfaqja e filmit “Perla e Bunës” të dielën, me fillim në ora 17.30, ndërsa çmimi është 2,5 euro.