Filmi “Perla e Bunës“: ROL I VEÇANTË EDHE PËR FLUTUR MUSTAFËN

Flutur Mustafa

Mësohet se në filmin “Biser Bojane” (Perla e Bunës) të regjisorit Milan Karaxhiq, rol të veçantë do ketë Flutur Mustafa, aktorja vendase e njohur deri më tani si Dulcinea e Miguel Servantesit nga shfaqja e fundit e realizuar në Ulqin.

Krahas studimeve në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, Flutura është goxha aktive edhe në botën artistike, me disa role episodike dhe jo vetëm në film dhe teatër.

Ky film pritet të ketë yje të afirmuar të kinematografisë së ish-Jugosllavisë si: Enver Petrovci, Milena Draviq, Milutin Mima Karaxhiq, Mladen Neleviq etj.

Filmi pritet të fillojë xhirimet në fund të gushtit në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi