Dje në Ulqin u organizua konferenca përmbyllëse e projektit “SPATIAL JUSTICE” i cili realizohet nga një konsorcium prej gjashtë partnerëve nga pesë shtete të Ballkanit Perëndimorë dhe BE-së. Në këtë konferencë u prezantuam rezultatet e arritura gjatë dy viteve të kohëzgjatjes së projektit, metodologjia e punës, lidhjet me komunitetet përkatëse dhe institucinetrelevante si dhe rekomandimet për vazhdimësinë e bashkëpunimit në fushën e planifikimit urban dhe rivitalizimit të hapësirave periferike.
Përmbledhjen e arritjeve të projektit e publikoi Kledisa Çela nga Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit nga Tirana, përballë një auditori me përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve arsimore dhe medias.
Përpos kësaj organizate, në implemetimin e këtij projekti morën pjesë edhe Instituti STEP nga Sllovenia, WonderlandArchitecture nga Austria, Qendra Rajonale për Informim dhe Edukim nga Bosnja dhe Hercegovina (REIC), GO2 nga Shqipëria dhe OJQ Horizonti i Ri nga Ulqini (Mali i Zi.
Ky projekt u realizua në kuadër të programit Erasmus+ të mbështetur nga Bashkimi Evropian.