Ceremonia e ndarjes së diplomave ishte aktiviteti përmbyllës i projektit “Vendimmarje me të rinjt”, të cilin OJQ Horizonti i Ri e realizoi gjatë gjashtë muajve të kaluar.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ishte orientimi dhe nxitja të rinjve në Ulqin për mundësitë e pjesëmarrjes në procesin e vendimmarrjes në komunitetin lokal.
Rezultatet kryesore që mund të evidentohen ne fund të këtij programi të edukimi joformal janë:
Me këtë rast Horizonti i Ri falënderon të gjithë bashkëpunëtorët në këtë projekt – individë dhe institucione, që nga niveli lokal e deri në atë shtetëror, të cilët dhanë një kontribut të çmueshëm në realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të projektit.
Ky projekt u realiuzua në kuadër të programit “OJQ-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te formimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dheStudimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projektifinancohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet ngaMinistria e Administratës Publike e Malit të Zi.