Me vendim të Gjykatës së lartë në Podgoricë xhiro llogaria e Komunës së Ulqinit është në bllokadë tash një muaj për shumën prej rreth gjysmë milioni euro. Deri tani nga llogaria janë hequr gjysma e kësaj shumë.
Në administratën lokale kanë shpresuar se implementimi i këtij vendimi mund të shtyhet deri pas revizionit. Por, për këtë gjë është i nevojshëm vendimi i Këshillit gjyqësor të Gjykatës themelore në Ulqin.
Prej fillimit të vitit 2014 deri më sot Komuna e Ulqinit për kontestet e humbura gjyqësore ka paguar rreth 2,4 milion euro!