Fitër Bajrami në Zenelaj: Ilahi, ëmbëlsira, kafe në gurë dhe dhurata për fëmijë

Shoqata e Artistave dhe Artizaneve Globus Art, Bashkësia Islame-Ulqin dhe Fondacioni “Dëshmia” organizuan për herë të parë festën e Fitër Bajramit në Ambientet e Parkut Publik në Zenelaj.
Ky event me karakter fetar ishte i organizuar më ndryshe nga festat e bajrameve në vendet e rajonit.
Përveç ndarjes së 700 dhuratave për femijë, kjo festë kishte  për qëllim edhe takimin e besimtarëve musliman në zemër të Anës së Malit ku patën mundesinë t’ia urojnë njeri tjetrit festën e Bajramit.
Mysafirët e shumtë patën mundësi të shijojnë ëmbelsira tradicionale nga zona e Anës se Malit dhe Ulqinit si dhe të shërbehen me traditat e vjetra të kafes në gurë, rërë e mulli.
Organizatorët falenderojnë te gjitha gratë të cilat kanë pregatitur ëmbëlsirat tradicionale për festën e Bajramit, si dhe kompaninë “Kallaba” për donacionin e pijeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi