Fitnes club “Massage“: KLUBI PËR FËMIJË

KLUBI PËR FËMIJË

PËR REKREACION, SPORT, LOJË,

JETË TË SHËNDOSHË DHE EKOLOGJI

PROGRAMI I GJIMNASTIKËS PËR FËMIJË

GJIMNASTIKA PARANDALUESE KORRIGJUESE DHE ZHVILLIMORE

ME ELEMENTE TË REKREACIONIT, SPORTIT, RITMIT DHE LËVIZJEVE,

E PËRSHTATUR MOSHËS MË TË RE

(për fëmijë të moshës 3 deri 7 vjeçare dhe për fëmijë të moshës 7 deri 14 vjeçare)

-PYETËSOR-

Anëtarësia mujore, në varësi nga numri i termineve, është 10-15 euro. Prindërit me më shumë fëmijë kanë zbritje 30% për fëmijën e dytë, ndërsa për çdo fëmijë tjetër anëtarësia është falas.

Ju lutemi që pyetësorin e plotësuar t’ia dorëzoni edukatorit të fëmijës Suaj sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të fillojnë të ushtrojnë.

*Nëse dëshironi që fëmija Juaj të bëhet anëtar i klubit për fëmijë FiziActivity, Ju lutemi që të rrumbullakoni     PO    ose    JO    dhe këtë ta vërtetoni me nënshkrimin Tuaj _____________

Nëse keni më shumë fëmijë, Ju lutemi që për çdonjërin prej tyre të plotësoni një pyetësor të veçantë dhe të shkruani emrin e vëllait ose motrës  ___________

Emri dhe mbiemri i fëmijës, Viti i lindjes i fëmijës, Adresa e banimit (rruga dhe qyteti), Emri i shkollës dhe edukatorit, Emrat e prindërve (babait dhe nënës), Telefoni kontaktues ose celulari

Shkurtimisht mbi përmbajtjen dhe qëllimet e programit të punës së qendrës edukativo-rekreative FizioActivity Massage

1. Programi i gjimnastikës për fëmijë:

Elemente të sportit – aftësi motorike nga sporte të ndryshme për përgatitje të fëmijës për regjistrim në ndonjë aktivitet sportiv të dëshiruar, natyrisht në kohën e duhur, e kjo është nga mosha 7 vjeçare e më lart (anëtarësimi i parakohshëm në ndonjë aktivitet sportiv mund të ketë efekt të kundërt në aktivitetet e mëtejme sportive)

Elemente të gjimnastikës sportive – rrotullimi para, ura e vogël dhe e madhe, ylli…

Zhvillimi i aftësive motorike – i koordinimit, fleksibilitetit, drejtpeshimit, precizitetit, ritmit dhe lëvizjeve…

Gjimnastika parandaluese korrigjuese (korektive) dhe zhvillimore – ushtrime për forcimin e muskulaturës së shpinës dhe për lëvizshmërinë e shtyllës kurrizore si parandalim i dukurisë së mbajtjes jo të drejtë të trupit, ushtrime për zhvillimin e gjoksit, ushtrime për forcimin e muskujve të shputave të këmbëve duke ndikuar në mënyrë parandaluese në shfaqjen e këmbës së sheshtë (dystabanit), ushtrime posturale, ushtrime të frymëmarrjes… Qëllimi i tyre është forcimi i duhur i muskujve në mënyrë që zhvillimi muskulor të mos mbetet pas atij të eshtrave dhe në këtë mënyrë të parandalohet shfaqja e deformimeve, më saktësisht dëshirojmë që fëmijët të kenë rritje dhe zhvillim të drejtë fizik, pa këmbë të sheshta e mbajtje jo të drejtë të trupit…

Edukimi për pozitat e drejta të trupit të qëndrimit, ecjes, uljes…

2. Kontrollet periodike të shëndetit fizik të fëmijëve, ku janë përfshirë përcaktimi i shkallës së zhvillimit dhe gjendjes së:

shtyllës kurrizore, supeve dhe shpatullave, shputave të këmbëve, gjoksit, gjunjëve dhe ijeve, mënyrës së ecjes, mënyrës së mbajtjes së trupit për çdo fëmijë të përfshirë në program.

Ne jemi një ekip profesional i fizioterapeutëve, profesorëve, edukatorëve, bashkëpunëtorëve profesionalë nga fusha e lëvizjes, muzikës dhe vallëzimit, si dhe i animatorëve për fëmijë.

Nga data 02.04.2014 jemi të regjistruar në regjistrin e shoqatave me numër rendor 7076 si organizatë joqeveritare me emër “Edukativno rekreativni Centar-FizioActivity Massage”, me seli në Ulqin, rruga Nëna Terezë.

Personi i autorizuar për përfaqësimin e shoqatës është fizioterapeuti Srgjan Kuzman.

Të dashur fëmijë, të dashur prindër!

Shpresojmë që ky pyetësor i vogël do të japë përgjigjet në të gjitha pyetjet Tuaja në lidhje me atë se kush jemi ne dhe si punojmë me fëmijët Tuaj.

Një moment me rëndësi për fëmijët Tuaj është kontakti i parë me ushtrimet fizike dhe për këtë arsye programi i gjimnastikës për fëmijë është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës.

Gjimnastika për fëmijë realizohet qëllimisht përmes lojës, ndërsa ajo ka për qëllim ruajtjen dhe nxitjen e rritjes dhe zhvillimit të drejtë fizik, njohjen e fëmijëve me disiplina të ndryshme sportive, inkurajimi i zhvillimit të frymës sportive dhe krijimi i themeleve të para të jetës së shëndoshë dhe sportive.

Me këtë qasje fëmija fiton një pasqyrë për sportin, ritmin dhe lëvizjen në përgjithësi, si dhe krijon bazën mbi të cilën më vonë mund të punohet ose të drejtohet në çfarëdo lloj aktiviteti.

Gjimnastika për fëmijë ndikon në mënyrë preventive në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, parandalon shfaqjen e qëndrimit jo të drejtë të trupit dhe të këmbëve të sheshta, si dhe njëkohësisht është mënyra më e mirë i zgjedhjes së problemit të këmbëve të sheshta (dystabanit), qëndrimit jo të drejtë të trupit, motorikës së dobët…

Prindër, mënyra e punës u është përshtatur grupeve të moshave të ndryshme, prej atyre të përzier dhe moshave më të vogla, deri te ato më të mëdha, të cilët edhe janë tashmë të përfshirë në punën tonë, duke na përcjellë me besnikëri nga viti në vit.

Në FizioActivity  çdo fëmijë gjen diçka që i pëlqen, qofshin ato lojëra të posaçme me elemente të gjimnastikës korrigjuese, bazat e sportit, ritmit dhe lëvizjes, elemente të vogla gjimnastikore, siç janë luhatësja, qiriu, ura e vogël dhe e madhe ose forma të ndryshme të lëvizjes, kryesisht për korrigjimin e shputës, qëndrimit jo të drejtë të trupit, si në këmbë, ashtu edhe ulur, si dhe pozitave të caktuara mbrojtëse të qëndrimit të trupit.

Ky program në të vërtetë është i vetmi i këtij lloji për fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore, dhe paraqet programin e ruajtjes dhe avancimit të shëndetit të fëmijëve dhe ka për qëllim:

– fëmijën e shëndoshë dhe të lumtur –

– përmirësimin e kualitetit të jetesës së fëmijëve –

– fitimin e njohurive mbi jetën e shëndoshë dhe sportive –

– ofrimin e këtij programi çdo fëmije –

Shpresojmë që nga ky tekst i vogël, por i madh keni mësuar gjërat më të rëndësishme për programin tonë dhe që nuk e veni në dyshim a ka nevojë fëmija Juaj për gjimnastikë për fëmijë apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi