„FITO NË DET, E BLEJ NË TOKË“

Maslina_Kastela_0807_1Deti, ulliri dhe Ulqini janë binjak. Për këtë arsye Ulqinakët ishin gjithmonë të lidhur për detin dhe ullinjtë dhe në mënyrën më të bukur janë sjell ndaj tyre.

Nga detaria dhe ullishtaria është jetuar, atyre iu është kënduar, deti dhe ulliri janë në stemën e qytetit.

Detarët kanë udhëtuar, kanë mësuar gjuhët e huaja, kanë njoftuar kultura dhe civilizime tjera dhe me mund kanë fituar parat. Ishte kjo, siç thoshin, bukë e gjak. Në krahasim me detarinë, ullishtaria ishte veprimtari e këndshme ekonomike.

Për këtë arsye populli i Ulqinit thoshte: „Fito në det, e blej në tokë“, si dhe „Nëse ke para tepër, blej ullinj“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi