Futbollistët e “Otrant Olimpikut” kanë arritur të dielën fitoren e parë në Ligën e Dytë të Malit të Zi.
Skuadra “Berana” është mposhtur me rezultat 3:0, ndërsa të gjithë golat për vendasit i ka shënuar Fatmir Mollabeqiri.
Mbetet për t’u parë në raundet e ardhshme nëse kjo do të jetë një pikë kthese, pra nëse “Otrant Olympic” do të mbijetojë në këtë nivel të garës.
Kryeministri Dritan Abazovic, kryetari i Komunës Omer Bajraktari dhe sponsorët kryesorë të klubit me prezencën e vet i dhanë mbështetje klubit të dielën.