Futbollistët e “Otrant Olimpikut” vazhdojnë rrugën më të bukur futbollistike në histori të Ulqinit.
Ato prapë janë të parët në tabelën e Ligës së dytë malazeze mbas fitores së sotme në Rozhajë ndaj ekipit vendas “Ibar”, i cili deri këtë xhiro kryesonte tabelën.
Ulqinakët fituan 1:0, me golin e Beja Rexhës, që do të ju sigurojë tre pikë të mëdha dhe pozitën udhëheqëse në tabelë.
Fitorja në këtë “derbi të sezonit” është edhe më e rëndësishme mbas lojërave të dobëta të “Otrant Olimpiku” në disa xhirot e fundit.