Basketbollistët e Ulqinit vazhduan me fitore edhe në xhiron e tretë të Ligës së parë Erste duke fituar thellësisht të shtunën mbrëma në fushë të vet skuadrën „Jedinstvo“ nga Bijello Pole.
Edhe në këtë fitore u veçua amerikane Kejsi Sheferd, i cili luajti në mënyrë fenomenale dhe shënoi 44 pikë (10 trepikësha!).
Në skuadrën vendase të shkëlqyer ishin edhe Bjelletiq, i cili shënoi 23 pikë, Milliq me 15 pikë dhe Illiq me 11 pikë.