Federali i Ulqinit të dielën para tifozëve të vet me rezultatin 5:3 e fitoi lehtë ekipin e Hajdukut nga Tivari.
Golat për vendasit i kanë shënuar Peraziq, Molabeqiri, Gurzakoviq dhe Alibegu, ndërsa në rrjeten e portierit të Hajdukut ka përfunduar dhe një autogol.
Federali bindshëm udhëheq në tabelën e Regjionit jugor të futbollit, me tetë pikë më shumë se skuadra në vendin e dytë.