FK “Otrant Olympik”: KOKTEJI I FUNDVITIT – MIRËNJOHJE DHE DHURATA PËR FUTBOLLISTËT E VEGJËL

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që më është dhënë mundësia t’ju përshëndes në këtë koktej , në këtë tubim të bukur të punëtorëve të sportit dhe veteranëve të futbollit tonë.

Nga ky vit përsëri jemi pjestarë të ligës së dytë dhe besojmë në një periudhë të sukseshme gjatë kampionatit pranverorë.

Na nevojitet shumë punë, dije, përforëcim dhe fat që ti arrijmë qëllimit e të mbijetojmë në këtë fazë të garës. Ajo çfarë na gëzon jashtë mase është shkolla jonë e futbollit e cila numëron reth 80 fëmijë, me të cilët punojnë 4 trajnerë. Kemi gjithashtu “petliqet” të cilët garojnë në regjionin Jugorë, përderisa pionerët janë pjesë e Ligës e parë rinore të Malit të Zi.

KF Otrant – Olympic gjatë këtij viti ka marrë pjesë në disa turne mbarëkombëtare për të rinj ku kemi arritur rezultate të mira. Kemi dëshmuar që përveç klubit të parë, prioriteti jonë më i madhe janë kategoritë e reja dhe afirmimi i fëmijëve përmes klubit tonë. Shumë shpejt presim që nga klubi jonë të kemi përfaqësues të rinj të Kombëtares malazeze në futboll.

Kam kënaqësinë ta ndaj me ju informacionon që për herë të parë në qytetin tonë do të organizohet kampi i KF ” Dinamo – Zagreb ” në fund të qershorit të vitit 2023.

Më e rëndësishmja është që në klubin tonë dominon një atmosferë sportive dhe që jemi në situatë stabile financiare. Ajo çfarë na gëzon është planifikimi i ndërtimit të stadiumit të futbollit, që Ulqinin do ta shëndërrontë në një qytet të mirëfilltë futbolli.

E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e fortë të kryetarit Omer Bajraktari, si dhe nga sponsorët, donatorët, miqët e klubit, tifozët tanë besnikë si dhe të gjithë prindërit që na kanë besuar fëmijët e tyre.

Faleminderit nga zemra të gjithëve. Ky vit i ri na sjelltë gēzime të gjithëve, ndërsa atyre të cilët festojnë urime dhe për shumë mot Krishlindjet. Çdo të mirë!“, tha kryetari i KF Skender Rexha të marten në Restorantin „Kallaba“ ku janë nda mirënjohjet për ato persona që japën mbeshtetje futbollistëve nga Ulqini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV
“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV

Menaxheri i diplomuar i hotelerisë Qamil-Qamo Hoxha është drejtor i ri ekzekutiv i Kompanisë „Riviera e Ulqinit“. Këtë vendim Bordi i Drejtorëve të kësaj kompanie e ka marrë të hënën, në një seancë të

Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN
Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të muajit të ardhshëm do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi, mëson Portali Ul-info. Në ditën e parë të vizitës së saj

Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)
Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)

Sot ishte një ditë e bukur në Ulqin, të cilën qytetarë të shumtë e shfrytëzuan për shëtitje apo punë në Ullishtë. Në të njëjtën kohë, disa vendosën të marrin pjesë në hapjen ceremoniale të një tjetër Festivali

Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën
Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën

Të martën, më 31 janar 2023, komunën e Ulqinit do ta vizitojë delegacion i Qeverisë së Malit të Zi në krye me kryeministrin dr. Dritan Abazoviq. Në delegacion me kryeministrin Abazoviq do të jenë ministri

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.