Flutur Mustafa: DITA BOTËRORE E TEATRIT DHE ULQINI

Flutur MustafaTeatër a jetë?
Jetë a teatër?
Mistika hamletiane përndjek cdo popull në menyrën e vet. Nëse teatri është jetë, qyteti im është i vdekur. E nëse jeta është teatër, qyteti im është satirë tragjike.
Dita Botërore e Teatrit në Ulqin nuk festohet. Arsyeja ? Shumë e thjeshtë. Një fshati spanjoll ska ç’ti duhet arti e aq më tepër teatri. Në vend të premierave teatrale, ne argëtohemi me situatat e përditshme ekonomike, sociale e politike.
Gjatë 20 viteve te fundit ka patur shkendija tentativash per nje teater te mirefillte a te pavarur mirepo keto tentativa kane rene ne vesh te shurdher. Iniciativat ia vlene te ceken se kane qene vullnetplote dhe ne dobi te qytetareve, artisteve dhe artdashesve te qytetit.
Ulqini ka mbetur nje zorre qorre ne fushen e artit e kjo eshte per tu qare.
Teksa rinia i ka syte, veshet e shpresat nga Prishtina e Tirana, keto te fundit, me gjithe te mirat e mundshme si kryeqytete, nuk kane se ku t’i cojne artistet e vet e jo me te kene ne mendje te na inkuadrojne ne.
Po diplomohen aktore, skenografë, kostumografë e regjisorë dita-dites dhe nje dite, gjenerata e re do e marre ne dore fatin e nje Teatri. Por kjo dite, edhe perkunder vullnetit e deshires, e larget e per te mos thene e pamundur duket. Kemi nevoje per nje shtepi artistike qe ne vetvete ngerthen kinemane dhe teatrin, qe menaxhohet nga njerez kompetent larg dores se zeze te politikes e cila nuk do i sillte asgje tjeter pos degradimit.
Me i bukur, me i gjalle do dukeshe nese rahatine tende parazite do ta trazonin premierat e shfaqjeve, filmave, koncerteve. Do doja te beheshe pis nga biletat e shitura qe gjuhen ne toke pasi qe mbaron shfaqja.
Por ti qyteti im, ne kete aspekt je me i paster se loti.
”O botë, o dreq, që unë paskam lindur të të ndreq…” – do thoshte Hamleti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…