Këto ditë në botimin e Fondacionit Lika doli nga shtypi libri (“Qëmtimet nga historia e Ulqinit”), në gjuhë shqipe dhe malazeze.
Bëhet fjalë për përmbledhjen e dhjetë punimeve të historianëve të njohur, e të cilët kryesisht kanë të bëjnë me periudhën mesjetare.
Gjysma e punimeve në këtë libër mbajnë nënshkrimin e historianes kroate dr. Lovorka Çoraliq.
“Kjo është dhurata ime për vendlindjen”, tha botuesi i librit, prof. Jusuf Lika.
Është planifikuar që përurimi i këtij libri të bëhet me 3 prill.