Fondacioni “Studenti”: KONKURS PËR ESE LETRARE

Fondacioni “Studenti” shpall KONKURS për ese letrare,me titull “Kohë lëngate”.

Tema e konkursit lidhet me pandeminë COVID-19, ndërsa trajtimi dhe qasja ndaj temës është e lirë.

Kriteret e konkursit:

  1. Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë nxënësit e shkollave shqipe dhe studentët shqiptarë në Malin e Zi.
  2. Eseja duhet të jetë punim origjinal.
  3. Gjatësia e esesë duhet të jetë deri në 1 500 fjalë.
  4. Eseja duhet të dërgohet me shifër, në adresën e e-mailit të Fondacionit “Studenti” fondacioni_studenti@hotmail.comderi më 10 maj 2022.

Vlerësimi i punimeve të konkursit do të bëhet nga juria profesioniste, kurse rezultatet do të bëhen publike.

Tri esetë më të mira do të shpërblehen.

Konkursi është pjesë e projektit “Ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor të të rinjve”, i cili realizohet me mbështetjen e Komunës së Ulqinit, përfundoi kryetari i Shoqatës, Hajredin Kovaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…