Fondacioni “Studenti”: TË SHTUNËN GARAT E RECITUESVE TË RINJ

Garat e recituesveTë shtunën, më 14 nëntor, me fillim në ora 18, në Galerinë e Qendrës kulturore në Ulqin, Fondacioni “Studenti” organizon Garat e recituesve të rinj – 2015.

Kjo veprimtari, tashmë tradicionale, mbahet për të dhjetin vit me radhë dhe të drejtë pjesëmarrjeje kanë nxënësit e të gjithë shkollave në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Qëllimi i saj është zhvillimi i frymës garuese, zbulimi i talenteve të rinj, afirmimi i tyre, shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi i ndjenjës së bashkëpunimit ndërmjet nxënësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi