Fondacioni ,,Studenti” do të organizojë të shtunën, më 8 nëntor 2014, Garat e recituesve të rinj 2014 në nivel të shkollave në gjuhën shqipe në Mal të Zi.
Kjo veprimtari e cila organizohet nga Fondacioni ,,Studenti” për të nëntin vit me radhë, është e vetmja e këtij lloji që zhvillohet në Komunën e Ulqinit. Sivjet për të paren herë në te do të marrin pjesë nxënës nga të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Qëllimi i saj është zhvillimi i frymës garuese, zbulimi i talenteve të rinj, afirmimi i tyre, shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi i ndjenjës së bashkëpunimit ndërmjet nxënësve, etj.
Garat do të mbahen në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës – Ulqin, dhe fillojnë në orën 18:00.